Calendar

  CP by PSD TO HTML

Në mbledhjen e tij të VIII (tetë) për këtë vit, të mbajtur me 10 maj 2017, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka aprovuar Rregullën  për Vlerësimin e Projekteve Kapitale në Rrjetin e Transmetimit dhe Shpërndarjes. Kjo Rregull përcakton procesin e dorëzimit të planeve të propozuara për investime nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, Operatori i Tregut  dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, kostot e të cilave duhet të mbulohen nga tarifat e rregulluara, si pjesë e ç’do Shqyrtimi Tarifor Shumëvjeçar. Po ashtu Rregulla përcakton të dhënat, dëshmitë dhe arsyetimet që duhet të dorëzohen nga të licencuarit e lartpërmendur për të mbështetur planet e tyre të propozuara për investime.

Bordi gjithashtu në këtë mbledhje ka vendosur për lëshimin e Autorizimeve Preliminare për shoqërinë PUNA SH.P.K., për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga hidrocentralet HC Radesha 1 ZK me kapacitet të instalim prej 0.71 MW, dhe HC Radesha 2 ZK me kapacitet të instalim prej 1.71 MW në komunën e Dragashit.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe kërkesa e shoqërisë “HIDROENERGJI” SH.P.K. për modifikim të Autorizimit Final për ndërtimin e HC Lepenci 3, nga kapaciteti i instaluar 8.5 MW në kapacitetin total të instaluar prej 9.98 MW, në komunën e Kaçanikut.

Gjithashtu Bordi ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim për disa ankesa të konsumatorëve të sektorit të energjisë.

RocketTheme Joomla Templates