Calendar

  CP by PSD TO HTML

Shqyrtimi Tarifor për NQ

ZRRE njofton publikun e gjerë se ka vendosur në diskutim publik Raportin Rregullativ për të Hyrat e Lejuara për Ngrohtoren e Qytetit (NQ) të Prishtinës “Termokos” Sh.A, për sezonin e ngrohjes 2016-2017.

ZRRE-ja gjatë shqyrtimit të të dhënave dhe informatave të aplikacionit në mënyrë të kujdesshme ka analizuar të gjitha kostot e ndërmarrjes NQ Termokos që i shkaktohen për ofrimin e shërbimit të furnizimit të konsumatorëve me energji termike (ngrohje). Rrjedhimisht të Hyrat Maksimale të Lejuara, që do të mbulojnë kostot për furnizim të konsumatorëve me energji termike për sezonin e ngrohjes 2016-2017, është vlerësuar të jetë në vlerë prej 6,319,200 euro, të cilat do të mblidhen përmes tarifave të energjisë termike (ngrohjes).

Është me rëndësi të theksohet se Raporti Rregullativ nuk paraqet vendim por është një vlerësim preliminar i nxjerrur nga analizat dhe shqyrtimet e stafit profesional të ZRRE-së dhe publikimi i tij ka për qëllim përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces.

Duhet të theksohet se tarifat për konsumatorët fundorë do të përcaktohen bazuar në vlerën përfundimtare të të Hyrave Maksimale të Lejuara, dhe do të jenë të njohura vetëm pas aprovimit nga Bordi i ZRREsë.

ZRRE fton të gjitha palët të japin komentet e tyre në këtë Raport deri me datë 04.10.2016. Komentet me titull “Komente në Raportin Rregullativ për Përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Për Ngrohtoren e qytetit Termokos Sh.A për sezonin e ngrohjes 2016 - 2017”, mund të dërgohen në email adresën info@eroks.org ose në adresën postare: Rr. Dervish Rozhaja, Nr.12, 10000 Prishtinë, Kosovë

 

Njoftimi

Raporti Rregullativ

RocketTheme Joomla Templates