Calendar

  CP by PSD TO HTML

Në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke u mbajtur punëtoria për Konsumatorët në nevojë. Kjo punëtori është pjesë e bashkëpunimit shumëvjeçar që ZRRE ka me Agjencinë Kombëtare të Komisioneve Rregullative të Shërbimeve Publike (NARUC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), partneritet ky i mbështetur financiarisht nga USAID që nga viti 2008 dhe që ka rezultuar në ndryshime dhe përmirësime procedurale dhe teknike të ZRRE-së të cilat janë bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare të rregullimit.
Ky aktivitet është duke u zhvilluar si pjesë e aktiviteteve për zbatimin e pakos së tretë të direktivave të BE-së për energji, ku hynë edhe përkujdesja ndaj konsumatorëve nevojë, aspekt ky që është trajtuar nga grupet punuese gjatë këtyre ditëve sa është zhvilluar aktiviteti. Trajtimi i Konsumatorëve në nevojë me pakon e tretë nuk i është lënë obligim i drejtpërdrejt Rregullatorit dhe nuk ka qenë i përfshirë fare në pakot e mëparshme legjislative, prandaj për ZRRE është një sfidë konceptimi dhe trajtimi i këtij grupi nga aspekti rregullativ. Me këtë rast, Z. Arsim Janova, u.d. Kryesues i Bordit të ZRRE, ka theksuar se  beson se “si edhe herëve të tjera, diskutimet dhe prezantimet që do të ofrojnë ekspertët e NARUC do të ndihmojnë ZRRE-në që të mësojë nga praktikat më të mira të rregullatorëve më eksperiencë të gjatë siç është edhe Rregullatori i Pensilvanisë me mbi 80 vite eksperiencë”.
Partneriteti i Bashkëpunimit me NARUC gjatë këtyre viteve ka  përfshirë rregullatorët nga Komisioni i Komercial i Illinois (ICC), Komisioni i Shërbimeve Publike të Pensilvanisë (PA PUC) i cili edhe në këtë aktivitet është përfaqësuar nga Z. Andrew Place, zëvendës Kryesuesi i Komisionit të PUC dhe Znj. Hayley Book.  Pastaj Komisioni i Shërbimit Publik të Shtetit të Nju Jorkut (NYSPSC), Komisioni i Shërbimit Publik Kentucky (KPSC) dhe ai i Ohajos (PUCO).
Zëvendës Kryesuesi i PUC, Z Andrew Place, ka falënderuar ZRRE për mikpritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar si dhe ka potencuar rëndësinë që kanë konsumatorët e të gjitha grupeve për Rregullatorin e Pensilvanisë. Po ashtu pjesë e kësaj punëtorie është edhe Znj. Elsa Agua, nga Komisioni rregullativ i Portugalisë, e cila ka paraqitur perspektiven e Rregullatorit portugez duke ofruar kështu një nga shembujt se si vendet e BE-së i trajtojnë këto grupe të konsumatorëve. 
Punëtoria ka zgjatur tri ditë dhe ka përfshirë edhe përfaqësuesit e palëve të tjera si  Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Financave, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Punës, Kompaninë e Furnizimit Publik me Energji (KESCO), si dhe zyrën e Bankës Botërore - akterë këta të cilët do të kenë një rol të rëndësishëm në definimin dhe gjetjen e metodologjive për trajtimin e Konsumatorëve në nevojë sa i përket konsumit të energjisë në vend.

 

RocketTheme Joomla Templates