Calendar

  CP by PSD TO HTML

Me 12 korrik 2018, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur mbledhjen e tij të katërt me radhë për këtë vit, ku janë shqyrtuar një varg çështjesh që kanë të bëjnë me sektorin e energjisë në vend.
Bordi fillimisht ka shqyrtuar dhe ka aprovuar Rregullën dhe Metodologjinë për Përgatitjen e Bilanceve të Energjisë. Me anë të këtij dokumenti sigurohet që, operatorët që veprojnë në sektorin e energjisë, të paraqesin sipas afatit kohor të paraparë planet e tyre të prodhimit, konsumit dhe humbjeve , për të mundësuar operimin sa më efikas të sistemeve përkatëse të energjisë.

Komunikata e plotë

RocketTheme Joomla Templates