Calendar

  CP by PSD TO HTML

Sektori Ngrohjes Qendrore në Kosove përfshinë  katër kompani / ndërmarrje të ngrohjes qendrore të cilat mbulojnë komunat e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Zveçanit.

Zhvillim i rëndësishëm në sektorin e ngrohjes qendrore në Kosovë në kuptim të kompletimit të bazës ligjore dhe rregullative të sektorit të ngrohjes qendrore në Kosovë, është miratimi i Ligjit Nr. 03/L-116 për ngrohjen qendrore nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me 20 nëntor 2008. Ky ligj përcakton kushtet dhe standardet për kryerjen e aktivitetit të prodhimit, shpërndarjes dhe furnizimit me ngrohje, kushtet e operimit me stabilimente e objekte të tjera të ngrohjes qendrore, organizimin e tregut të ngrohjes dhe qasjen në rrjetin e shpërndarjes, si dhe të drejtat dhe detyrimet e subjekteve që veprojnë sipas këtij ligji. Gjithashtu Ligji për Ndërmarrjet publike i miratuar në qershor 2008, ka sjellë ndryshime sa i përket pronësisë, qeverisjes korporatave dhe mbikëqyrjes. Në fakt me këtë ligj Kompanitë e ngrohjes qendrore klasifikohen si Ndërmarrje publike lokale dhe rrjedhimisht i kalojnë në pronësi dhe mbikëqyrje komunave respektive. Gjithnjë sipas këtij ligji këto kompani organizohen si Shoqëri aksionare, ku të drejtat e aksionare i ushtron Komisioni komunal i aksionarëve, ndërsa mbikëqyrja e veprimtarisë së kompanive bëhet nga Bordi i drejtorëve i cili zgjidhet nga Komisioni komunal i aksionarëve. Ngrohtorja e qytetit “Termokos” SH.A. dhe Ngrohtorja e qytetit “Gjakova” SH.A. funksionojnë si korporata gjegjësisht si shoqëri aksionare, ndërsa ngrohtoret “Termomit” dhe Zveçan janë të organizuara si njësi biznesi të ndërmarrjeve të integruara komunale të Mitrovicës respektivisht Zveçanit.

NQ Termokos dhe NQ Gjakova ende janë në proces të implementimit të qeverisjes korporative sipas praktike të njohura ndërkombëtare dhe të realizimit të objektivave për funksionim të suksesshëm në baza komerciale. Me gjithë zhvillimet pozitive në këtë drejtim, këto kompani ende nuk funksionojnë si biznese të vetë-qëndrueshme dhe profitabile, dhe për pasojë mbesin ende të varura nga subvencionet e Buxhetit të konsoliduar të Kosovës .

Gjenerimi

Gjenerimi i ngrohjes bëhet në ngrohtoret e qyteteve të pajisura me kaldaja që kryesisht djegin naftën e rëndë për djegie (mazutin) dhe në masë të vogël naftën e lehtë për djegie (dizelin), që importohen me çmime të bursës plus “premiumi” për mbulimin e shpenzimeve të furnizuesit.

Shperndarja 

Karakteristikë e përbashkët e të gjithë sistemeve të ngrohjes qendrore në Kosovë, është se rrjeti i tyre i shpërndarjes përbëhet nga rrjeti primar që shtrihet deri në pikën e furnizimit në nënstacione, dhe nga rrjeti sekondar i cili shtrihet nga pika e furnizimit në nënstacione gjer tek shfrytëzuesit përfundimtarë. Sistemi i ngrohjes qendrore në Mitrovicë përmban praktikisht dy rrjete të ndara të shpërndarjes. Pjesa kryesore e rrjetit primar është e lidhur me ngrohtoren kryesore, përderisa pjesa tjetër është e lidhur me ngrohtoren në qendrën spitalore.

RocketTheme Joomla Templates