Skip to main content
30.08.2023

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria „VBS“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811159963 me adresë: Lagjja Marigona Rezidence, Preoce, Graçanicë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 07.07.2023 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës.

Shoqëria „VBS“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Kodra e Hutit, Komuna e Gjakovës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.22/2015/ dt.15.06.2022 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës;
  • Vendimin për Leje Ndërtimi për “Ndërtimin Ngritjen e Impiantit Fotovoltaik (Parkut Solar) për prodhimin e energjisë elektrike prej 3 MW ZK – Kodra e Hutit  Komuna e Gjakovës” nr. 07/351/02-9248/2023 dt. 21.06.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës;
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 314 dt.17.01.2023 të lëshuar nga KEDS SH.A.;
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Raportet financiare;
  • Konfirmimin bankar për posedimin e 10% të vlerës së investimit
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar kërkesën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: kusarir@gmail.com  dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.