Skip to main content
18.03.2024

Shpallje për punë praktike në ZRRE

Programi i praktikës AWLE Women in Energy

Shpallje për pozita të lira për punë praktike në ZRRE

 

Titulli i pozitës: Praktikante – Inxhinieri Elektrike/Ekonomik/Kontabilitet

Institucioni: Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës

Departamenti: Departamenti i Tarifave dhe Çmimeve / Departamenti i Tregut të Energjisë

Vendndodhja: Prishtinë

Kohëzgjatja e Praktikës: Gjashtë (6) muaj

Orari i punës: e hënë – e premte, ora 8:30 – 15:30.

 

Përmbledhja e programit:

Programi i praktikës në kuadër të National Association of Regulatory Utility Commissioners (NARUC) Advancing Women Leaders in Energy (AWLE), me mbështetjen United States Agency for International Development (USAID) për Evropën dhe Euroazinë, synon t'u sigurojë grave të reja përvojë profesionale në agjencionet rregullatore të energjisë.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kërkon dy (2) studente femra të cilat kanë përfunduar/do të përfundojnë së shpejti studimet e tyre universitare ose pasuniversitare dhe janë të interesuara në sektorin e rregullimit të energjisë. Praktikantet e përzgjedhura do të punojnë në Zyrën e Rregullatorit për Energji në Prishtinë dhe do të paguhen nga NARUC.

 

Një (1) praktikante në Departamentin e Tregut të Energjisë:

Përshkrimi i detyrave:

Ofrimi i ndihmës dhe angazhimi i vazhdueshëm në departamentin përkatës në lidhje me detyrat e mëposhtme:

-Përpilimi i raporteve të detajuara mbi importet dhe eksportet, duke ofruar një pasqyrë të plotë të dinamikës së tregut;

-Analizë e plotë e bilanceve vjetore;

-Analiza e rrjedhës së energjisë në sistemin elektroenergjetik;

-Pjesëmarrje e drejtpërdrejtë në monitorimin dhe mbikëqyrjen e të licencuarve për të siguruar respektimin e rregulloreve;

-Analiza e të dhënave periodike nga ndërmarrjet publike të energjisë dhe kryerja e analizave të tregut;

 

-Detyra të tjera përkatëse të caktuara.

 

Një (1) praktikante në Departamentin e Tarifave dhe Ҫmimeve:

Përshkrimi i detyrave:

Ofrimi i ndihmës dhe angazhimi i vazhdueshëm në departamentin përkatës në lidhje me detyrat e mëposhtme:

- Mbështetje teknike rreth analizimit, verifikimit dhe rishikimit të të dhënave të sistemit elektroenergjetik;

-Monitorimi i sistemeve të çmimeve dhe kostove të aplikuara nga kompanitë e energjisë, bazuar në metodologjitë tarifore;

-Analiza dhe vlerësimi i të dhënave për të ndihmuar në përcaktimin e të hyrave dhe tarifave maksimale të lejuara;

 -Detyra të tjera përkatëse të caktuara.

 

Kualifikimet minimale:

E sapodiplomuar ose që do të diplomoj së shpejti nga një program në Inxhinieri, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.

Njohuri të gjuhës angleze në nivelin B1.

 

Udhëzimet për aplikim:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në info@ero-ks.org dhe ilirjana.tolaj@ero-ks.org me titull (në varësi të departamentit për të cilin aplikantja është e interesuar):

"Programi i praktikës NARUC_Departamenti i Tarifave dhe Ҫmimeve"

"Programi i praktikës NARUC _Departamenti i Tregut të Energjisë"

Curriculum Vitae (CV): Një CV gjithëpërfshirëse që përshkruan  të dhënat personale, shkollimin, trajnimet dhe aftësitë.

Dëshmi e punës së mëparshme praktike (opsionale): Dokumentacion ose referenca që konfirmojnë përvojat e mëparshme të praktikës.

Dëshmi nga Universiteti: Dokumentacion zyrtar që konfirmon regjistrimin në vitin e fundit të studimeve.

Aftësia e gjuhës angleze: Gjatë intervistës, aplikantet duhet të demonstrojnë aftësi në gjuhën angleze në nivelin B1.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur nga data 19 mars 2024 deri më 2 prill 2024.

 

Bashkohuni me ne për të avancuar gratë në fushat STEM dhe për të bërë një ndikim në sektorin e rregullimit të energjisë!

 

[ENG]

AWLE Women in Energy Internship Program

Vacancy Announcement for Internship at ERO

 

Position Title: Graduate Intern – Electrical Engineering/Economic/Accounting

Institution: Energy Regulatory Office of the Republic of Kosovo

Department: Tariffs and Pricing Department / Energy Market Department

Location: Pristina

Duration of Internship: Six (6) months

Work Schedule: Monday – Friday, 8:30 a.m. – 15:30 p.m.

 

Program Summary:

The National Association of Regulatory Utility Commissioners (NARUC) Advancing Women Leaders in Energy (AWLE) Women in Energy Internship Program, with support from the United States Agency for International Development (USAID) Bureau for Europe and Eurasia, aims to provide young women with professional experience in energy regulatory commissions. The Energy Regulatory Office (ERO) seeks two (2) female students who have completed/will soon complete their undergraduate or graduate degree and are interested in the energy regulatory sector. The selected intern will work at the Energy Regulatory Office in Pristina and will be paid by NARUC.

 

Description of Duties:

Energy Market Department:

Provide assistance to the department regarding the following tasks:

-Compilation of detailed reports on imports and exports, providing comprehensive insights into market dynamics.

-Thorough analysis of annual balances;

-Analysis of the flow of energy within the system;

-Direct participation in the monitoring and oversight of licensees to ensure adherence to regulations.

-Other relevant tasks as assigned.

 

Tariffs and Pricing Department:

Provide assistance to the department regarding the following tasks:

-Technical support through analysis, verification, and review of power system data.

-Monitoring of pricing and cost systems applied by energy companies, based on tariff methodologies.

-Analysis and evaluation of data to assist in determining Maximum Allowed Revenues and Tariffs.

-Other relevant tasks as assigned.

 

Minimum Qualifications:

Recent graduate or soon-to-be graduate from a program in Engineering, Economics, Accounting, or related field.

English proficiency at a B1 level.

 

Application Instructions:

Applicants must submit the following documents to info@ero-ks.org and ilirjana.tolaj@ero-ks.org with the subject line (depending on the department the applicant is interested in):

"NARUC Internship Program_Tariffs and Pricing Department"

"NARUC Internship Program _Energy Market Department"

Curriculum Vitae (CV): Provide a comprehensive resume outlining personal information, educational background, skills, and achievements.

Evidence of Previous Internship Work (optional): Documentation or references confirming prior internship experiences.

Evidence from University: Official documentation confirming enrollment in the final year of studies.

English Proficiency: During the interview, the applicants must demonstrate proficiency in English at a B1 level.

The application process will be open from 19 March 2024 to 2 April 2024.

 

Join us in advancing women in STEM fields and making an impact in the energy regulation sector!