Skip to main content
zrre

Diskutim Publik -Amandamentimi i “Rregulla dhe Metodologjia për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Termike”

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në diskutim Publik amandamentimin e  “Rregulla dhe Metodologjia për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Termike”

Qëllimi i kësaj rregulle është që të përcaktojë parimet, procedurat dhe metodologjitë për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Energjisë Termike. 

Me anë të këtij dokumenti sigurohet që operatorët që veprojnë në sektorin e energjisë  të paraqesin sipas afatit kohor të paraparë planet e tyre të prodhimit, konsumit dhe humbjeve, për të mundësuar operimin sa më efikas të sistemeve përkatëse të energjisë. Këto informata janë të domosdoshme në mënyrë që operatorët të planifikojnë orarin e tyre të investimeve kapitale, revizioneve dhe planin e riparimeve dhe të mirëmbajtjes, si dhe planifikimet e importit dhe eksportit nga operatorët përkatës.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre t’i dërgojnë me shkrim deri me 3 qeshor 2020 në adresën elektronike të ZRRE: info@ero-ks.org.

Rregulla dhe metodologjia për pergatitjen e bilanceve të energjisë elektrike dhe termike