Skip to main content
16.02.2022

Është mbajtur seanca e pestë (V) e Bordit të ZRRE

Me 16 shkurt 2022, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të pestë (V) për këtë vit.

Në këtë seancë, Bordi  ka marrë vendim për tarifat e ndërmarrjes NQ Gjakova për sezonin 2021/2022. Bordi, ka aprovuar Kërkesën për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes  “Interenergo D.o.o. Kosova SH.P.K.”.

Sot, janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM  edhe për 7 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 440.4 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .