Skip to main content
13.212.2023

KOMUNIKATË

Seanca e trembëdhjetë (XIII) e Bordit të ZRRE

 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Seancën e tij të trembëdhjetë (XIII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 13 dhjetor 2023, ka shqyrtuar dhe miratuar Metodologjinë për Përcaktimin e Premiumit Maksimal fiks, Çmimit të Fiksuar Maksimal dhe Tarifës Nxitëse Maksimale. Me këtë metodologji janë përcaktuar parimet bazë sipas të cilave do të llogaritet Premiumi Maksimal Fiks, Çmimi i Fiksuar Maksimal dhe Tarifa Nxitëse Maksimale për skemat mbështetëse për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtërishme të energjisë, të zbatuara përmes një procesi të tenderimit konkurrues.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar kërkesën e shoqatës së Burimeve të Ripërtërishme (SHERK) dhe disa kërkesave të konsumatorëve lidhur me zbatimin e dispozitave të Rregullës për Vetë-Konsumatorë dhe kritereve teknike. Bordi, pas shqyrtimit ka ofruar sqarime dhe interpretime të nevojshme në lidhje me zbatimin e Rregullës për Vetë-Konsumatorë dhe kritereve teknike.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe  miratuar 15 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndërtimin të paneleve Solare për konsumatorët vetë- prodhues (prosumator) me gjithsej 276 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji.

 

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .