Skip to main content
28.12.2023

KOMUNIKATË

Seanca e katërmbëdhjetë (XIV) e Bordit të ZRRE

 

Më 28 dhjetor 2023, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të katërmbëdhjetë (XIV) për këtë vit.

Në këtë seancë është miratuar propozimi për caktimin e Çmimit të Fiksuar Maksimal. Vendimi i Bordi të ZRRE-së është bazuar në vlerësimin e Kostos së Nivelizuar të Energjisë (LCOE), si dhe vlerësimit të tregut të energjisë fotovoltaike, Bordi ka vendosur çmimin maksimal në nivelin prej 75 €/MWh, në mënyrë që të sigurojë interesim dhe konkurrencë të mjaftueshme për ankandin solar prej 100 MW.

Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar planet zhvillimore dhjetë (10) dhe pesë (5) vjeçare për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Plani Zhvillimor dhjetë (10) vjeçar i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe  miratuar 13 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndërtimin të paneleve Solare për konsumatorët vetë- prodhues (prosumator) me gjithsej 271 kW, si dhe ka Licencuar Shoqërinë Infinit Power Solution për ushtrimin e aktivitetit të Furnizimit me Energji Elektrike.

 

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë ankesat e konsumatorëve, si dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.