Skip to main content
14.12.2023

Komunikatë_Pjesëmarrja e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së z. Ymer Fejzullahu në ngjarjen "Siguria Energjetike - Rëndësia e Bashkimit të Tregut të Energjisë Elektrike mes vendeve të rajonit të Evropës Juglindore" organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane

Kjo ngjarje u mbajt me pjesëmarrjen e personaliteteve të rëndësishme në fushën e energjisë elektrike. Në panel ishin të ftuar z.Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të ZRRE-së, z.Evetar Zeqiri, Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it, z.Shkumbin Hysa, Udhëheqës i degës së ALPEX për Kosovë dhe znj. Rudina Heroi Puka, Përfaqësuese nga "Women in Energy and Mining - AmCham".

Gjatë fjalës të tij, Kryesuesi Fejzullahu u fokusua në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike të Evropës Juglindore. Ai theksoi rëndësinë e këtij bashkimi për integrimin e tregut pan-evropian të energjisë elektrike dhe sigurinë e përgjithshme të furnizimit me energji në rajon. Ndër të tjera, z. Fejzullahu adresoi edhe krijimin e bursës së përbashkët dhe bashkimin e tregut me Shqipërinë si dhe funksionalizimin e ALPEX-it, duke theksuar se bursa e energjisë do të jetë çelësi i rritjes së trasparencës në sektorin e energjisë. Ndër temat që u diskutuan ishte edhe zhvillimi i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë dhe përgatitjet e nevojshme të sistemit energjetik të Kosovës dhe kornizës ligjore përkatëse për të mbeshtetur prodhimin e energjise elektrike nga këto burime.

Si përfundim, Kryesuesi Fejzullahu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së të gjitha palëve të sektorit dhe konsumatorëve në proceset vendimmarrëse të ZRRE-së dhe nivelin e lartë të transparencës që ZRRE po zbaton në të gjitha nivelet e veprimtarisë së saj për zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm të energjisë elektrike.