Skip to main content
15.02.2022

Njoftim!

Ne date 15 shkurt  2022 u zhvillua një takim mes Kryesuesit të Bordit  te ZRRE-së  z. Fejzullahu dhe z. Oven

Udhëheqës i Projektit Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme në Kosovë/i financuar nga USAID.

 

Ne takim u diskutua mbi ecurinë e zhvillimit të Rregullës që ka të bëjë me profilin e ngarkesës së konsumatorëve. Nga ana e Kryesuesit të ZRRE-së u bë një përshkrim i shkurtër i përmbajtjes së Rregullës dhe rëndësisë që kjo rregull ka në formatin dhe detajet e publikimit të informacionit të profilit të ngarkesës nga KEDS dhe KOSTT.

z. Oven i zotua në mbështetjen dhe përkrahjen e ZRRE-së në drejtim të harmonizimit të legjislacionit, funksionimin e tregut të energjisë, dhe praktikat me te mira në mbrojtje të konsumatorëve.