Skip to main content
16.02.2022

Njoftim!

Bordi Rregullativ i Komunitetit të Energjisë (Energy Community Regulatory Board – ECRB) rikujton se autoritetet në Kosovë duhet të sigurojnë që Rregullatori i Energjisë të ushtroj detyrën në mënyrë të pavarur dhe pa ndonjë presion apo ndikim politik. Pavarësia e Rregullatorit të Energjisë është kërkesë ligjore, në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë.
ECRB thekson se të gjithë jemi duke kaluar nëpër një krize energjetike dhe çmimet që përcakton ZRRE  ofrojnë siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në sistemin energjetik. Dua të potencoj se masat për mbrojtjen e konsumatorëve dhe tërë sistemit energjetik janë thelbësore për zgjidhje sistematike afatgjata.
Nëse ka pale që besojnë se vendimi i Rregullatorit nuk është në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës, vendimet e ZRRE-së mund të kontestohen vetëm në gjykatë.