Skip to main content
07.03.2024

Njoftim!

Sot, nën udhëheqjen e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së z.Fejzullahu, njëkohësisht edhe udhëheqës i Grupit Implementues të projektit të bashkimit të tregut të energjisë elektrike në mes të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Republiks së Maqedonisë Veriore, dhe Greqisë, është mbajtur takimi i parë i Grupit Implementues të Projektit.

Grupi i Komitetit të Përbashkët Drejtues i Bashkimit të Tregut të Energjisë Elektrike të Evropës Juglindore ka përgatitur dhe prezantuar analizën e mangësive të ALPEX Sh.A, MEMO, KOSTT, OST, dhe MEPSO.

Rezultatet e kësaj analize tregojnë qartë synimet, gjendjen aktuale, mangësitë, si dhe rekomandimet për vendet përkatëse, ku qartazi vërehet optimizmi dhe mundësia e finalizimit të këtij projekti i cili i hap rrugën krijimit të një tregu të vetëm të energjisë elektrike në Evropën Juglindore, që do të ndërlidhet me tregun e përbashkët evropian.

Duke marrë parasysh se ky projekt përfshin integrimin e tregjeve të energjisë elektrike të vendeve përkatëse me tregjet evropiane, u vu në pah se përafrimi i legjislacionit nacional me atë evropian është i domosdoshëm, andaj palët u zotuan se të gjithë së bashku do të përpiqen që të angazhohen me gjithë kapacitet e veta që ky projekt të jetësohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjithashtu, bazuar në Termat e Referencës për Grupin i Zbatimit të Bashkimit të Tregut të SEE, është krijuar Grupi Punues Zbatues (IWG) i përbërë nga ekspertë teknikë dhe ligjor të Rregullatorëve përkatës.

Ashtu siç e potencoj edhe Kryesuesi i Bordit të ZRRE gjatë këtij takimi, me jetësimin e këtij projekti do te kemi siguri të furnizimit, rritje më të madhe të konkurrencës dhe çmime më të përballueshme për konsumatorët