Konsultim Publik_Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike 2024
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik draftin e Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2024.
Ky Bilanc është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut KOSTT sh. a. në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-081 për Energjinë (Neni 8) si dhe dokumentin Rregulla dhe metodologjia për përgatitjen e bilanceve tё energjisё elektrike.
Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike paraqet planin vjetor të shpenzimit të energjisë elektrike në raport me energjinë elektrike në dispozicion, dhe bazohet në nevojat e planifikuara të konsumit të energjisë elektrike për vitin 2024, i cili është parashikuar të furnizohet nga gjenerimi vendor dhe importi i energjisë elektrike.
Ky dokument përmban të dhëna dhe informata nga të gjitha palët relevante të përfshira në tregun e energjisë elektrike dhe do të aprovohet nga Bordi i ZRRE, pas përfundimit të konsultimit publik me të gjitha palët e interesuara.
ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre rreth këtij dokumenti, ti paraqesin me shkrim, deri me 15 dhjetor 2023, në adresën info@ero-ks.org.
Po ashtu komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:
Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Treg të Energjisë
Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2,
Prishtinë, 10 000 Kosovë
Konsultim Publik_Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike 2024
- Log in to post comments