Calendar

  CP by PSD TO HTML

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka vendosur në diskutim publik Raportin konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Furnizuesit me Shërbim Universal. Ky Raport Konsultativ paraqet vlerësimin e ZRRE-së për propozimin për hyrat e lejuara maksimale (MAR) për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU) për vitin relevant tarifor 2018.  
Raporti Konsultativ për MAR-in e FSHU është pjesë e procesit të shqyrtimit periodik për periudhën e dytë rregullative për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut OST/OT (KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes OSSh (KEDS). Ky proces nënkupton parashikimin e komponentëve të kostove për këta të licencuar për periudhën 2018-2022. Këto kosto të cilat njihen si kosto të bartshme janë bazë për përcaktimin e të hyrave, respektivisht tarifave të Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU) - KESCO.
Ndryshe nga shqyrtimet paraprake gjatë procesit të përcaktimit të të hyrave të lejuara të furnizuesit, ZRRE ka marr parasysh edhe kostot e furnizimit me energji elektrike nga Gjeneratori Publik KEK, duke qenë se të hyrat dhe tarifat e Gjeneratorik Publik KEK nuk aprovohen nga ZRRE pas hyrjes në fuqi të pakos së tretë të ligjeve.
Në mungesë të arritjes së marrëveshjes për furnizim me energji elektrike ndërmjet KEK Sh.A dhe KESCO, ZRRE nuk ka aprovuar të hyrat e lejuara maksimale për KESCO për vitin 2017, por ka aprovuara vetëm tarifat me pakicë, respektivisht strukturën e re tarifore, bazuar në tarifat mesatare të aprovuara për vitin 2016. Ky mos aprovim i MAR për KESCO-në për vitin 2017, do të thotë se edhe përshtatjet e nevojshme për vitin 2016 nuk janë aplikuar. Për të mbuluar këtë zbrazësi (përshtatjet e vitit 2016), ZRRE me datën 12 maj 2017 ka njoftuar KESCO-në se përveç përshtatjeve të vitit 2017, gjatë përcaktimit të MAR-it të vitit 2018 do të inkorporohen edhe përshtatjet e vitit 2016.
Komentet për këtë Raport Konsultativ mund të dorëzohen në formë elektronike përmes emailit në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të dorëzohen në formë të shtypur në adresën e mëposhtme:

Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Tarifa dhe Çmime
Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12
Prishtinë, 10000, Kosovë

Data e fundit për komente në këtë Raport është 27 shtator 2018.
Pas shqyrtimit të komenteve të pranuara, ZRRE-ja do të publikojë Raportin Final së bashku me përgjigjje ndaj komenteve.

Raporti Konsultativ FSHU

RocketTheme Joomla Templates