Calendar

  CP by PSD TO HTML

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), shpreh keqardhjen e thellë për mënyrën se si u trajtua procesi i licencimit të hidrocentraleve përmes artikujve të njëpasnjëshëm të botuara në gazetën e përditshme “Koha Ditore”, me datat 25, 28 dhe 29 korrik 2019.

Zyra e Rregullatorit për Energji, si i vetmi institucion në vend për licencimin e aktiviteteve në Sektorin e Energjisë dëshiron të sqaron opinionin e gjerë se procesi i lëshimit të licencave nga ZRRE-ja është proces i bazuar në Ligjet e energjisë dhe legjislacionin sekondar të ZRRE-së.

Është e rëndësishme të theksojmë se me Direktivën e Bashkimit Evropian (BE) 2009/28/EC është përcaktuar mbështetja e shfrytëzimit të energjisë elektrike nga BRE-të, e aplikueshme dhe e zbatueshme edhe për shtetet e Komunitetit të Energjisë, anëtare e cilit është edhe Republika e Kosovës. Me Vendimin nr. D/2012/04/MC-EnC të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, Kosovës i është vendosur caku i detyrueshëm për BRE deri në vitin 2020. Sipas këtij detyrimi, 25% të konsumit përfundimtar të energjisë, duhet të jetë nga BRE-të. Këto obligime janë bërë pjesë edhe e legjislacionit të Kosovës, konkretisht Ligjit Nr. 05/L-081. Për zbatimin e politikave të BRE-ve, Ministria përkatëse sipas legjislacionit në fuqi ka përcaktuar me akt të veçantë nënligjor caqet për prodhimin e energjisë nga BRE në harmoni me kërkesat e direktivës përkatëse të BE-së.

Bazuar në këtë, dhe sipas autoritetit të dhënë me Nenin 9, paragrafi 1, nënparagrafi 1.7, Nenin 15, paragrafi 1, nënparagrafi 1.15, Nenin 38 dhe Nenin 43 të Ligjit për Rregullatorin e energjisë Nr. 05/L-084, Bordi i ZRRE pas një procesi transparent dhe në konsultim me të gjitha palët e interesuara ka miratuar Rregullën për Licencimin e Aktiviteteve në Sektorin e Energjisë.
Deklaratat për jo ligjshmëri të licencimit të hidrocentralit ”Lepenci 3 “ janë të pabazuara, qëllim këqija, dhe si të tilla për ZRRE-në janë të pa pranueshme dhe tendencioze. I inkurajojmë këdo që para së të tentoj të përbaltë institucionin e ZRRE-së, të analizoj mirë kornizën ligjore dhe rregullatore dhe nëse gjejnë shkelje ligjore të njëjtat ti adresojnë tek institucionet përkatëse.

Mbetet shqetësues fakti për tendencat për denigrimin e këtij institucioni të pavarur, tendencën për frikësimin e investitorëve te brendshëm dhe të jashtëm pa asnjë fakt dhe argument, nuk i shërben interesave të vendit dhe zhvillimit të këtij sektori.
Liria e informimit publik nuk duhet te përdoret si liri e dizinformimit publik, veçanërisht nga institucione të rëndësishme mediatike te cilat pretendojnë për objektivitet dhe paanshmëri informimi.

RocketTheme Joomla Templates