Calendar

  CP by PSD TO HTML

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, Ligjin për Energji dhe Ligjin për Energji Elektrike dhe legjislacionin sekondar që rregullon sektorin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, ka përgaditur raportin për konsultim publik për mekanizmin e mbështetjes së caqeve shtesë prej 20 MW të energjisë solare fotovoltaike. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e rishikimit të Udhëzimit Administrativ 05/2017, për caqet e BRE-ve nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes Ministrisë për Zhvillim Ekonomik.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet për “Tarifa nxitese për caqe shtesë të BRE-ve”  të dërgohen deri me 16 maj 2019, në adresën e postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në adresën e postës së rregullt: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. Dervish Rozhaja, Nr.12 Prishtinë 10000.

Raporti Konsultativ për Energji Solare

RocketTheme Joomla Templates