Calendar

  CP by PSD TO HTML

ZRRE, ka mbajtur Tryezën e hapur për diskutim rreth Rregullës së Skemës Mbështetëse të Gjeneratorëve nga Burimet e Ripërtërishme të Energjisë (BRE).
Me qëllim të konsultimi me të gjitha palët e interesuara, rreth Rregullës dhe funksionimit të Skemës Mbështetëse për Gjeneratorët e BRE-ve, ZRRE ka mbajtur këtë Tryezë si pjesë e aktiviteteve të saj që kanë për qëllim funksionimin e duhur të një sistemit të qëndrueshëm me energji, i cili ofron furnizim të mirë për konsumatorët dhe ambient të besueshëm për të gjithë investitorët.

ZRRE duke qenë pjesë e implementimit të Caqeve të BRE-ve të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar legjislacionin sekondar dhe ka krijuar Skemën mbështetëse për Gjeneratorët e BRE-ve që janë ndërtuar dhe pritet të ndërtohen nga investitor privat vendor dhe të huaj. Siç ka theksuar Z. Arsim Janova, u.d i Kryesuesit të Bordit të ZRRE, aktualisht sektori është në kohën kur kanë filluar, apo pritet të fillojnë ndërtimet e gjeneratorëve me kapacitete më të mëdha,  ndërtimi i të cilave kërkon financim më të madh, me mbështetje më të madhe financiare. Prandaj investitorët po ju drejtohen institucioneve financiare si Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Korporatës për Financim Ndërkombëtar (IFC) etj, të cilat po ashtu së bashku me investitorët kanë ngritur diskutime rreth kushteve aktuale që ofrohen nga Skema Mbështetës.

Përfaqësues të BERZH dhe IFC si institucione financiare kanë shprehur kërkesat e tyre që marrëveshjet aktuale për blerjen e energjisë të ndryshohen në mënyrë që të krijohet siguri më e madhe për kthim të huave. Në të njëjtën kohë ZRRE ka pranuar komente edhe nga Shoqata e BRE-ve lidhur me çmimet e inbalanceve.

Duke qenë se këto kërkesa kanë drejtpërdrejtë implikime në Rregullën për Skemën Mbështetëse të BRE-ve, ZRRE ka ftuar të gjithë aktorët e sektorit të energjisë, për tu  konsultuar dhe debatuar lidhur me këto çështje në mënyrë që pastaj ZRRE të vlerësojë  mundësitë për ndryshime eventuale bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Përfaqësues të ZRRE dhe Operatorit të Sistemit të Tansmetimit dhe Tregut (KOSTT ) kanë prezantuar funksionimin aktual të Skemës Mbështetëse, dhe atë të Mekanizmit Balancues si proces në të cilin Palët Tregtare i dorëzojnë Ofertat për Blerje dhe Ofertat për Shitje të energjisë OST, me qëllim të realizimit të Balancimit të Sistemit të Transmisioni.

ZRRE mbetet e përkushtuar që të ofrojë kushte rregullative sa më të përshtatshme për investimet e reja dhe zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të energjisë, i cili është po ashtu një nga faktorët kyç për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.

/* Style Definitions */ table.MsoNormalTable {mso-style-name:"Table Normal"; mso-tstyle-rowband-size:0; mso-tstyle-colband-size:0; mso-style-noshow:yes; mso-style-priority:99; mso-style-qformat:yes; mso-style-parent:""; mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt; mso-para-margin-top:0in; mso-para-margin-right:0in; mso-para-margin-bottom:10.0pt; mso-para-margin-left:0in; line-height:115%; mso-pagination:widow-orphan; font-size:11.0pt; font-family:"Calibri","sans-serif"; mso-ascii-font-family:Calibri; mso-ascii-theme-font:minor-latin; mso-hansi-font-family:Calibri; mso-hansi-theme-font:minor-latin; mso-ansi-language:SQ;}

RocketTheme Joomla Templates