Calendar

  CP by PSD TO HTML

Në mbledhjen e tij të tretë për këtë vit,  të mbajtur sot me 28 shkurt 2019, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shqyrtuar 14 pika të Rendit të Ditës.
Pas shqyrtimit të kërkesës së shoqërisë “Air Energy” sh.p.k Bordi ka vendosur që të lëshojë Licencën afatgjate, për prodhim të energjisë elektrike nga parku me erë “Kitka”. Ky vendim është marrë duke u mbështetur në Ligjet në fuqi dhe po ashtu pasi të njëjtës më parë i është lëshuar Autorizimi për ndërtim të kapacitetit gjenerues për ndërtimin e Parkut të erës me kapacitet prej 32.4 MW, si dhe pas sjelljes së Lejes Mjedisore të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

Në këtë mbledhje, Bordi gjithashtu ka aprovuar kërkesën e “HEP KS” SHPK për ndryshimin e emrit në Licencën për Furnizim me Energji Elektrike nga “HEP KS” SHPK  në “HEP-ENERGJIA” SHPK.

Bordi ka shqyrtuar dhe ka aprovuar në këtë mbledhje kërkesat për shtyrje të Afateve të vlefshmërisë së Vendimeve për Autorizimet Finale të shoqërive:
•    2 Korriku SH.P.K., për vazhdimin e punimeve për finalizimin e Projektit HC “Soponica” me kapacitet të instaluar prej 1.3 MW, në komunën e Kaçanikut;
•    HIDROENERGJI SH.P.K., për vazhdimin e punimeve për finalizimin e Projekteve HC “Lepenci 1” me kapacitet të instaluar prej 9.98 MW, në Han të Elezit dhe HC “Lepenci 3” me kapacitet të instaluar prej 9.998 MW në komunën e  Kaçanikut;  
•    “MATKOS GROUP” SH.P.K.,  për finalizimin e Projekteve HC “Sharri” me kapacitet të instaluar prej 6.45 MW dhe HC “Shtërpce” me kapacitet të instaluar prej 5.031 MW, në komunën e Shtërpces.
•    “HYDRO LINE” SH.P.K.,  për vazhdimin e punimeve për finalizimin e Projektit HC “Albaniku 2” me kapacitet të instaluar prej 3.556 MW, në komunën e Mitrovicës;
•    EUROKOS JH SH.P.K., për vazhdimin e punimeve për finalizimin e Projektit HC “Brodi 1” me kapacitet të instaluar prej 2.48 MW, ZK Brod, KK Dragash;
•    EUROKOS JH SH.P.K., për vazhdimin e punimeve për finalizimin e Projektit HC “Restelica 3” me kapacitet të instaluar prej 2.35 MW, ZK Krushevë dhe Globoqicë, KK Dragash;
•    N.P.N RENELUAL TAHIRI SH.P.K., për shtyrje të afatit të vlefshmërisë së Vendimit për Autorizim final, për vazhdimin e punimeve për finalizimin e projektit HC “Orqusha”, me kapacitet të instaluar prej 4 MW, ZK, në komunën e Dragashit.
Bordi po ashtu ka shqyrtuar edhe disa ankesa të Konsumatorëve dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë për rregullimin e Zyrës së Rregullatorit dhe sektorit të energjisë.

Të gjitha vendimet e Bordit të Rregullatorit publikohen në faqen elektronike  www.ero-ks.org.

RocketTheme Joomla Templates