Calendar

  CP by PSD TO HTML

Në këtë seancë Bordi ka shqyrtuar disa kërkesa për shtyrje të afateve të vlefshmërisë të Autorizimeve  Finale dhe Preliminare të kompanive që janë në proces të marrjes së Autorizimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë (BRE).

Fillimisht Bordi  ka shqyrtuar kërkesat e Shoqërisë “ HYDRO – LINE ” SH.P.K., për shtyrje të afatit të vlefshmërisë të Autorizimeve Finale për projektet “HC Albaniku I” dhe  “HC Albaniku IV” me kapacitet 1.86 dhe 1.119 MW e që do të ndërtohen në Komunën e Mitrovicës. Bordi pas shqyrtimit ka vendosur që, duke u bazuar në Rregullën për Procedurë Autorizimit për Ndërtimin e Kapaciteteve të Reja të Energjisë nga Burimet e Ripërtritëshme, të aprovoi kërkesën edhe të mundësoi shtyrjen e afatit të Autorizimeve Finale edhe për dymbëdhjetë  (12) muaj. 

Gjithashtu Bordi ka aprovuar kërkesën e shoqërisë “ 2 KORRIKU ” SH.P.K., për shtyrje  të afatit të vlefshmërisë së Autorizimit FINAL, edhe për një (1) vit.  Me qëllim që të mundësohet ndërtimi i kapaciteteve gjeneruese për prodhimin e energjisë elektrike nga Hidrocentrali HC Soponica, me kapacitet të instaluar prej 1.3 MW në komunën e Kaçanikut.

Pjesë e shqyrtimit në këtë Seancë kanë qenë edhe kërkesat e shoqërisë “ MATKOS GROUP ” SH.P.K., për shtyrje të afatit të vlefshmërisë së Autorizimeve Finale për ndërtimin e Hidrocentraleve “HC Sharri” dhe “HC Shtërpce” me kapacitet 6.453 MW dhe 5.031 MW. Hidrocentrale këto që pritet të ndërtohen në Komunën e Shtërpcës. Bordi pas shqyrtimit të dëshmive të dorëzuara vendosi që të shtyj afatin e këtyre Autorizimeve Finale edhe për dymbëdhjetë (12) muaj.

Po ashtu Bordi ka miratuar kërkesën e shoqërisë “ DINO ENERGY ” SH.P.K., për shtyrje të afatit të Autorizimit Preliminar për kompletimin e aplikacionit për marrjen e Autorizimit Final, për zhvillimin e projektit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga Hidrocentrali Lepenci 2,  me kapacitet të instaluar prej 3.3 MW, në Komunën e Kaçanikut. Afati i Autorizimit Preliminar për këtë projekt është shtyrë për gjashtë (6) muaj, gjegjësisht deri me 20 qershor 2020.

Bordi në këtë Seancë ka aprovuar edhe Programin e Pajtueshmërisë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH).

Qëllimi kryesor i Programit të Pajtueshmërisë është që gjatë ofrimit të shërbimeve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, të sigurohet që punonjësit dhe menaxhmenti i OSSH, respektojnë parimet e objektivitetit, transparencës dhe mos diskriminimit duke siguruar qasje të barabartë dhe transparente për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të energjisë elektrike.

Bordi gjithashtu ka shqyrtuar edhe një numër të ankesave të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e sektorit dhe menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE publikohen në faqen zyrtare www.ero-ks.org .

RocketTheme Joomla Templates