Calendar

  CP by PSD TO HTML

Dje, me 16 korrik 2019, në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përfaqësues të Bordit dhe ekspert të Rregullatorit për energji kanë mbajtur një takim informues me deputet të Komisionit Parlamentar  për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, mjedis e planifikim hapësinor. Qëllimi i këtij takimi ka qenë informimi  i deputetëve me procesin e Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja të nga Burimet e Ripërtritëshme të Energjisë (BRE) konkretisht në lidhe me disa projekte, për ndërtimin e hidrocentraleve, për të cilat anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë shtruar pyetje dhe kanë kërkuar sqarime më të hollësishme.  

Deputetët kanë kërkuar sqarime në lidhje me procesin dhe procedurën e lëshimit të autorizimit, duke shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me paqartësitë dhe reagimet e qytetarëve në lidhje me disa nga këto projekte.
Përfaqësuesit e ZRRE kanë prezantuar para deputetëve procesin që udhëhiqet nga ZRRE, proces ky i mbështetur në Ligjet e Energjisë dhe Rregullën e Autorizimit. Po ashtu deputetët janë informuar me vendimet e seancës së fundit të Bordit të ZRRE në lidhje me këto projekte.

RocketTheme Joomla Templates