Calendar

  CP by PSD TO HTML

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ju njofton se aktualisht është në process të Përshtatjeve të Rregullta Vjetore për të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) që do të mbulohen nga Operatorët e Rregulluar në sektorin e energjisë elektrike.
Në këtë proces, ZRRE-ja ka publikuar Raportet Konsultative si propozime fillestare për MAR-et e azhurnuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT, KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH, KEDS) dhe Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).
Ky vlerësim fillestar bazohet në propozimet e dorëzuara nga kompanitë e rregulluara si dhe vendimet për Të Hyrat e Lejuara Maksimale për periudhën rregullative 2018-2022.  
Raportet Konsultativ, që po ju përcjellim të bashkangjitura paraqesin vlerësimin e ZRRE-së për propozimin për të hyrat e lejuara maksimale (MAR) për OST/OT, OSSH, dhe FSHU.
ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre eventuale rreth propozimeve të ZRRE-së, të paraqitura në këto raporte, t’i dërgojnë me shkrim në adresën e postës elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., deri më 4 mars 2020. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen me postë të rregullt në adresën:
Zyra e Rregullatorit për Energji Departamenti për Tarifa dhe Çmime Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12, Prishtinë, 10000, Kosovë

RocketTheme Joomla Templates