Calendar

  CP by PSD TO HTML

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), dhe në bashkëpunim me Asociacionin Kombëtar të Komisionerëve Rregullativ të Shërbimeve Publike (NARUC), në aktivitetin e fundit të mbajtur me 19, 20 dhe 21 gusht, janë përqendruar në shqyrtimin dhe përpilimin e politikave të disponueshme për Kosovën në adresimin e rolit dhe përgjegjësive rregullative në mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë. Që nga viti 2018 tema e mbrojtjes së konsumatorëve në nevojë është pjesë e Aktivitetit të Partneritetit që ka ZRRE me NARUC. Partneriteti në mes ZRRE dhe NARUC është mbështetur që nga viti 2008 nga Agjencia e USAID.
Pasi që tema për “Konsumatorët në nevojë” përfshin palë të shumta të interesit, ZRRE ka konsideruar se Rregullatori ka një rol të rëndësishëm në këtë proces, dhe si pjesë e partneritetit me NARUC, është angazhuar për të kuptuar më mirë shkallën në të cilën konsumatorët në nevojë do të preken nga heqja e ndërsubvencionimit, metodat përmes të cilave do të klasifikohen këta konsumatorë, dhe mundësitë e politikave që janë në dispozicion në Kosovë për të adresuar këtë çështje.
Përmes këtij aktiviteti, USAID, NARUC dhe ZRRE kanë vazhduar të rishikojnë dhe përpunojnë përkufizimet dhe metodologjitë për përcaktimin e konsumatorëve në nevojë, si dhe të dhënat dhe informacionet e mbledhura nga ZRRE. Po ashtu ekspertët e angazhuar nga NARUC edhe ata të ZRRE kanë diskutuar qasjet e politikave të mbrojtjes së konsumatorëve në nevojë në SH.B.A. dhe BE, me fokus identifikimin e konsumatorëve në nevojë, politikat për mbrojtjen nga shkyçja, programet e efiçencës së energjisë dhe informimin e duhur të këtyre grupeve të cenueshme. Ekspertët po ashtu kanë rishikuar raportin e politikave të mbrojtjes së këtyre grupeve të konsumatorëve, të hartuar nga ekspertët e Bankës Botërore, ZRRE dhe palët e tjera të interesit.
Në mbyllje të këtij aktiviteti ekspertët e ZRRE kanë konkluduar se do të vazhdojnë të angazhohen me ministritë përkatëse dhe palët e tjera të interesit në Kosovë në mënyrë që të përcaktojnë hapat e ardhshëm më të përshtatshëm për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë.

RocketTheme Joomla Templates