Calendar

  CP by PSD TO HTML

Tenderët

 

Prishtinë, 30 shtator 2019


ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI
Ftesë për shprehje interesi

Për marrje të një objekti me qira


Ftohen të gjithë të interesuarit për dhënie të ofertave për dhënie me qira të objekteve afariste, si më poshtë:

•    Të gjithë të interesuarit mund të shprehin interesimin e tyre duke dorëzuar ofertat në pliko të mbyllur në ZRRE, në Njësinë e Administratës, Rr: Dervish Rozhaja nr.12, Prishtinë, nga data 30 shtator 2019 deri më datën 15 tetor 2019.

•    Të gjitha ofertat e pranuara pas kësaj date, nuk do të merren parasysh nga komisioni vlerësues, dhe do të konsiderohen të pavlefshme.

•    Oferta duhet të dorëzohet së bashku me dokumentacionin e nevojshëm mbi pronësinë, dokumentacionin shtesë sipas specifikacionit teknik dhe me një prezantim të shkurtër të objektit të ofruar për qiramarrje me fotot përkatëse dhe poashtu me çmimin e ofertuar për qira mujore të objektit.

•    Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i nënshkruar nga pronari i objektit ose personi i autorizuar, në këtë rast duhet të bashkëngjitet edhe autorizimi përkatës.

•    Ofertuesit të suksesshëm do t’i ofrohet kontrata për qiramarrje në afat prej dy (2) viteve me mundësi vazhdimi edhe për dy (2) vite tjera me kusht të pajtimit të dyanshëm.

•    Specifikacioni teknik për kushtet të cilat duhet t’i plotësojë objekti mund të kërkohet nëpërmes adresës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Njësia e Administratës, Rruga “Dervish Rozhaja” nr. 12, Prishtinë.

•    ZRRE mban të drejtën të kërkojë edhe informata dhe dokumente shtesë nga ofertuesit të cilët do të shprehin interesimin e tyre.

 

RocketTheme Joomla Templates