Skip to main content
Seanca e VII 2020

Bordi i Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancen e VII për këtë vit

Bordi i Rregullatorit për Energji, sot ka mbajtur seancën e shtatë (VII) me radhë për këtë vit.  

Në këtë seancë është miratuar Rregulla për përcaktimin e operatorit të emëruar të tregut të energjisë elektrike (NEMO) për kryerjen e aktiviteteve të ndërlidhura me bashkimin e tregut dhe operimin e tij.  Kjo rregull përcakton kushtet dhe procedurat për përcaktimin, nga Rregullatori, të këtij operatori në Republikën e Kosovës si dhe përkufizon detyrat të cilat do t’i kryej ky operator në lidhje me procesin e bashkimit të tregut të energjisë elektrike. Miratimi i kësaj rregulle ka një rëndësi të veçantë në përshpejtimin e funksionalizimit të tregut të përbashkët të energjisë në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Bordi po ashtu ka miratuar kërkesat e 7 aplikuesve për ndërtimin e gjithsej 160kW kapacitete gjeneruese për vet-konsum nga panelet solare në komunën e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës.   

Në këtë seancë është aprovuar edhe kërkesa e Korporatës Energjetike të Ksosovës (KEK) Sh.a për vazhdimin e Licencës për prodhim të energjisë elektrike nga TC “Kosova A” edhe për një vit si dhe kërkesa për Licencë për furnizim me shumicë (tregtim) me energji elektrike e ndërmarrjes “Bindi Integrated Services” sh.p.k..

Pjesë e shqyrtimit dhe miratimit të Bordit në këtë seancë ishte edhe amendamentimi i Metodologjisë së Taksave të Kyçejs në Rrjetin e Transmetimit dhe kërkesa e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST -KOSTT) për derrogimin e Bilancit Afatgjatë të Energjisë Elektrike  dhe Planit të Adekuacisë së Gjenerimit.

Si zakonisht në seancat e Bordit, edhe sot, janë shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.     

 

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE publikohen në faqen zyrtare www.ero-ks.org .