Skip to main content
Seanca e ardheshme e Bordit te ZRRE

Bordi i ZRRE do të mbajë seancën e parë për këtë vit

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), pas funksionalizimit të tij me emërimet, nga Kuvendi i Kosovës, të Kryesuesit dhe dy anëtarëve të rinj, ka paraparë të mbajë seancën e parë (I) me radhë për këtë vit. Seanca do të mbahet të enjten, me 2 shtator 2021, prej orës 10:00, në zyrat e ZRRE.

Për shkak të situatës pandemike, ZRRE njofton të gjitha palët e interesuara se seanca do të transmetohet drejtpërdrejt përmes profilit të ZRRE në facebook dhe kërkon nga të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje që të respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e organizimeve publike.

Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE gjithashtu edhe nëpërmjet komunikatës dhe vendimeve formale që do të bëhen publike në faqen zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .

RENDI i DITES