Bordi i ZRRE do të mbajë seancën e VII për këtë vit
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të mbajë seancën e shtatë (VII) me radhë për këtë vit.
Seanca është planifikuar të mbahet me 30 shtator 2020, prej orës 09:30, në zyrat e ZRRE.
Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, seanca do të mbahet pa prezencën e mediave.
Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE nëpërmjet komunikatës që do publikohet.
ZRRE falënderon të gjitha palët për mirëkuptim.
- Log in to post comments