Skip to main content
Konsultime publike

Përshtatjet e Rregullta Vjetore për MAR-et e operatorëve të rregulluar

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara, se aktualisht është në process të Përshtatjeve të Rregullta Vjetore për të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) që do të mbulohen nga Operatorët e Rregulluar në sektorin e energjisë elektrike.
Me qëllim të përfshirjes të të gjitha palëve në këtë process, ZRRE ka publikuar Raportet Konsultative si propozime fillestare për MAR-et e azhurnuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT, KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH, KEDS) dhe Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).
Këto raporte paraqesin vlerësimin fillestar të ZRRE të bazuar në propozimet e dorëzuara nga kompanitë e rregulluara si dhe vendimet për Të Hyrat e Lejuara Maksimale për periudhën rregullative 2018-2022.
Raportet Konsultative, paraqesin vlerësimin e ZRRE-së për propozimin për të hyrat e lejuara maksimale (MAR) për OST/OT, OSSH, dhe FSHU.
ZRRE fton të gjith të interesuarit që komentet e tyre eventuale rreth propozimeve të ZRRE-së, të paraqitura në këto raporte, t’i dërgojnë me shkrim në adresën e postës elektronike ero.pricing-tariffs@ero-ks.org, deri më 4 mars 2020. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen me postë të rregullt në adresën:
Zyra e Rregullatorit për Energji Departamenti për Tarifa dhe Çmime Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12, Prishtinë, 10000, Kosovë