Skip to main content
Takimi me Klubin e Prodhuesve te Kosoves

Rregullatori për Energji vazhdon takimet sqaruese me konsumatorët për daljen në tregun e lirë të energjisë elektrike

Në vazhdën e takimeve me konsumatorë, përfaqësues të Rregullatorit për Energji, sot me 19 janar 2021,  në zyrat e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, (KPK) kanë mbajtur një takim informues me përfaqësues të këtij klubi dhe disa kompanive prodhuese që bëjnë pjesë në grupin e konsumatorëve që do të dalin nga çmimet e rregulluara në tregun e hapur të furnizimit me energji elektrike. Ky ishte një nga takimet që Rregullatori po mban ditëve të fundit me të gjithë përfaqësuesit e këtyre grupeve të konsumatorëve me qëllim të shkëmbimit të informatave në lidhje me veprimet konkrete që nevojitet të ndërmerren në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe afatin e përcaktuara nga Rregullatori i energjisë për daljen në tregun e lirë.

Përfaqësuesit e Rregullatorit kanë sqaruar në këto takime veprimet e ndërmarra nga Rregullatori si dhe kushtet dhe kohën e fillimit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike ashtu siç është e përcaktuar me ligjet dhe rregullat në fuqi.

Sipas legjislacionit në fuqi, të drejtën e furnizimit me shërbim universal, ku edhe për një kohë do të jenë tarifat e rregulluara, e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jo-familjar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose që kanë më pak se pesëdhjetë (50) punonjës. Ndërsa konsumatorët jo shtëpiak të kyçur në nivelin e tensionit 35 kV dhe nivelin e tensionit 10 kV, të cilët nuk i plotësojnë kriteret e lartpërmendura do t’i nënshtrohen kushteve dhe çmimeve të tregut për furnizim me energji elektrike më së largu deri më 31 mars 2021.

Përfaqësuesit  e këtyre konsumatorëve janë duke potencuar se në parim janë për hapjen e tregut dhe e kuptojnë rendësin e tij, por është brengosese situata në të cilën ata ndodhen dhe për shkak të pandemisë por edhe për shkak të ofertuesve në tregun e furnizimit me energji të cilët ende nuk janë funksionale.    

Përfaqësuesit e Rregullatorit kanë potencuar edhe njëherë se roli i Rregullatorit do të mbetet i njëjtë në përkujdesin ndaj konsumatorëve dhe se i gjithë procesi i liberalizimit do të monitorohet për tu siguruar se po respektohen rregullat e tregut dhe konsumatorëve po ju ofrohen shërbime të duhura pa diskriminim.

Rregullatori inkurajon konsumatorët që të fillojnë procedurat për të gjetur furnizuesit, të cilët ofrojnë çmimet të derregulluara, dhe që janë të licencuar nga ZRRE për furnizim me energji elektrike. Kontaktet e operatorëve të licencuar janë dërguar tek të gjitha palët dhe janë publike në regjistrin e publikuar në faqen zyrtare të ZRRE (https://www.ero-ks.org/zrre/sq/rexhistri-i-te-licencuarve-furnizim-me-energji-elektrike ).