Skip to main content
Takimi Bilateral ERRA

Takimi Bilateral në mes ZRRE dhe ERRA

Sot, me 12 tetor, 2021, kryesuesi i Bordit të Rregullatorit për Energji (ZRRE), Z. Ymer Fejzullahu, me bashkëpunëtoret e tij ka zhvilluar një takim Bilateral me përfaqësues të ERRA (Asociacioni Rajonal i Rregullatorëve të Energjisë).

Me këtë rast, Kryesuesi Fejzullahu ka potencuar mirënjohjen dhe falënderimin për bashkëpunimin e madh që ZRRE ka me ERRA. “Duke qenë anëtare e ERRA -s që në vitet e para të themelimit të saj, i ka ndihmuar ZRRE-së që të forcojë kapacitetet e saj njerëzore dhe gjithashtu të krijojë një institucion me të fuqishëm në rregullimin e sektorit të energjisë” ka theksuar z. Fejzullahu me këtë rast. Po ashtu ai ka potencuar se pjesëmarrja në konferenca dhe aktivitete të ERRA-s kanë qenë ura lidhëse të forta për bashkëpunimin me rregullatorët e tjerë rajonalë, çka ZRRE e konsideron si një nga vlerat thelbësore të përfshirjes së saj në ERRA.

Z. Fejzullahu u zotua se gjatë mandatit të tij, si kryesues i Bordit të ZRRE, do të angazhohet që të forcoj më tej bashkëpunimin me ERRA, çka u mirëprit dhe u potencua edhe nga Kryesuesja e ERRA-s znj. Maia Melikidze e cila përveç që urojë emërimin kryesuesit dhe anëtareve të rinj të Bordit të ZRRE, gjithashtu edhe falënderoj ZRRE-në për angazhimin e deritanishëm në grupet punuese të ERRA-s.

Gjatë takimit nga ERRA u prezantuan edhe aktivitetet e ardhshme që do të zhvillohen në këtë asociacion  dhe u shpreh gatishmëria e plotë e ZRRE për të marrë pjesë dhe kontribuar në këto aktivitete.