Bordi i Rregullatorit për Energji, në seancën e mbajtur sot, të dhjetën me radhë për këtë vit ka miratuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Tregut (KOSTT) për caktimin/ose transferimin e të drejtave dhe detyrimeve tek ALPEX për organizimin e tregut të energjisë elektrike një ditë përpara dhe gjatë ditës në territorin e Republikës së Kosovës.