Skip to main content
  • open data
    ZRRE me ndihmën e MFK përforcon transparencën dhe përfshirjen e publikut në proceset e rregullimit të sektorit

    Rregullatori për Energji njofton të gjitha palët e interesuara se sot në faqen e tij elektronike www.ero-ks.org ka vënë në dispozicion të publikut në një formë të re, më lehtë të qasshme, të të dhënave të shumta që posedon për qëllim të rregullimit të sektorit të energjisë.

  • Seanca e X e Bordit të ZRRE për vitin 2020
    Është mbajtur seanca e dhjetë, për vitin 2020, e Bordit të Rregullatorit për Energji

    Bordi i Rregullatorit për Energji, në seancën e mbajtur sot, të dhjetën me radhë për këtë vit ka miratuar kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Tregut  (KOSTT) për caktimin/ose transferimin e të drejtave dhe detyrimeve tek ALPEX për organizimin e tregut të energjisë elektrike një ditë përpara dhe gjatë ditës në territorin e Republikës së Kosovës.

  • NJOFTIM PER SEANCEN E X 2020
    Njoftim për seancën e X të Bordit të ZRRE

    Bordi i Rregullatorit për Energji ka paraparë të mbajë seancën e dhjetë (X) me radhë për këtë vit.

    Seanca mbahet të enjten, me 10 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 09:00, në zyrat e ZRRE.

    Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, seanca do të mbahet pa prezencën e mediave dhe publikut.

  • Seanca e IX e Bordit per vitin 2020
    SEANCA E IX PËR KËTË VIT, E BORDIT TË RREGULLATORIT PËR ENERGJI

    Sot , me 12 nëntor 2020, Bordi i Rregullatorit për Energji,  ka mbajtur seancën e nëntë (IX) me radhë për këtë vit.  

    Në këtë seancë janë miratuar kërkesat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSST) lidhur me Procedurat për Shkëmbimin dhe Aktivizimin e Rezervave për Balancim të zonave rregulluese Kosovë - Shqipëri dhe Alokim të Kapaciteteve interkonektive, si dhe  Rregullat e Ankandit për alokimin e kapaciteteve në Zyrën e Ankandit të koordinuar në Evropën Jug-lindore.

  • Konsultim Publik
    Konsultim Publik - Plani Zhvillimor i Transmetimit (PZHT) 2021-2030

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka publikuar për konsultim Planin Zhvillimor të Transmetimit (PZHT) 2021-2030. Ky plan paraqet planifikimin e zhvillimit të rrjetit transmetues të Kosovës për 10 vitet e ardhshme.