Skip to main content
  • zrre
    Eshtë mbajtur seanca e VI për këtë vit e Bordit të Rregullatorit për Energji

    Sot , me 27 gusht, 2020, Bordi i Rregullatorit për Energji,  ka mbajtur seancën e tij të gjashtë (VI) me radhë për këtë vit.  

  • Njoftimi për seancën e VI
    Njoftimi për seancën e VI të Bordit të ZRRE

    Rregullatori për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se seanca e ardhshme e Bordit të ZRRE, e gjashta (VI) me radhë për këtë vit, është paraparë të mbahet të enjten me 27 gusht 2020, prej orës 9:30, në zyrat e ZRRE.
    Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, seanca do të mbahet pa prezencën e mediave.

    Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE nëpërmjet komunikatës që do publikohet.

    ZRRE falënderon të gjitha palët për mirëkuptim.

     

  • Seanca
    Të premten, me 3 korrik 2020 , Bordi i ZRRE do të mbajë Seancën e tij të V

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se seanca e ardhshme e Bordit të ZRRE, e pesta (V) me radhë për këtë vit, është paraparë të mbahet të premten me 3 korrik 2020, prej orës 10:00, në zyrat e ZRRE.

    Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, seanca do të mbahet pa prezencën e mediave.

    Pas seancës, mediat dhe publiku do të informohen me vendimet e Bordit të ZRRE nëpërmjet komunikatës që do publikohet.

    ZRRE falënderon të gjitha palët për mirëkuptim.

  • Njoftimi për Seance
    Seanca e IV e Bordit të ZRRE për vitin 2020

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët se seanca e ardhshme e Bordit të ZRRE, e katërta (IV) me radhë për këtë vit, është paraparë të mbahet të martën, me 23 qershor 2020, prej orës 9:30, në zyrat e ZRRE.

  • zrre
    Diskutim Publik -Amandamentimi i “Rregulla dhe Metodologjia për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Termike”

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në diskutim Publik amandamentimin e  “Rregulla dhe Metodologjia për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Termike”

    Qëllimi i kësaj rregulle është që të përcaktojë parimet, procedurat dhe metodologjitë për përgatitjen e Bilanceve të Energjisë Elektrike dhe Energjisë Termike.