Skip to main content
  • 09.17.2022
    Njoftim!

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar Raportet Konsultative për Vlerat Hyrëse për Periudhën Rregullative 2023 – 2027 për Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (OST/OT-KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSh-KEDS).

  • 05.09.2022
    KOMUNIKATË

    Seanca e njëmbëdhjetë (XI) e Bordit të ZRRE

    Në seancën e njëmbëdhjetë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sot në datën 05.09.2022 u shqyrtuan dhe u miratuan nga Bordi i ZRRE-së 17 kërkesa për dhënien e  autorizimit për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum me një kapacitet të instaluar prej 678 kW.

  • 02.09.2022
    Mbledhja e njëmbëdhjetë (XI) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2022

    Ju njoftojmë se me datë 05.09.2022, ora 10:00, do të mbahet Mbledhja e njëmbëdhjetë (XI) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi të ditës:

     

  • 30.08.2022
    KOMUNIKATË PËR MEDIA

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) më datë 9 gusht 2022 ka pranuar aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU). Ndër të tjera, në kërkesën e saj FSHU  thekson se në mungesë të rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës të shumës prej 32.8milion eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 është tejkaluar pragu i materialitetit prej 5% siç përcaktohet në Rregullën e të Hyrave të FSHU-së, duke mundësuar kështu hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm.

  • 12.08.2022
    NJOFTIM PER MEDIA

    Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU) me datë 12 gusht 2022 ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) propozimin për tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nën kushte të shërbimit universal (konsumatorët e rregulluar). Ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU.