Seanca e nëntë (IX) e Bordit të ZRRE
Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 24.06.2022, ora 13:00, do të mbahet seanca e nëntë (IX) e Bordit të ZRRE-së, sipas këtij rendi dite:
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë pjesë në seminarin ‘Krijimi i mekanizmave dhe segmenteve të Tregut për Shkëmbim te Energjisë’ në Athinë në datat 15 – 17 qershor 2022, organizuar nga NARUC/USAID. Në këtë punëtori, si pjesë e iniciativës së Bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike të Evropës Juglindore, ishin prezentë Rregullatorët e Energjisë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Zyra e Rregullatorit për Energji, njofton opinionin se Gjykata Supreme përmes Aktgjykimit ARJ nr.45/2022, ka ndryshuar Aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe ka refuzuar si të pabazuar kërkesën-propozimin e paditësit, për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Përmes këtij Aktgjykimi të Gjykatës Supreme, vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji i marrë me 8 shkurt 2022, mbetet në fuqi.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se në pajtim me kompetencat dhe obligimet e përkufizuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë,
ka vendosur në konsultim publik ne faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org, dokumentin lidhur me Parimet e Përcaktimit të Tarifave për Shfrytëzimin dhe