Skip to main content
28.04.2022.

KOMUNIKATË

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji kanë pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD)

 

Përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), sot kanë mbajtur një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), për të diskutuar për rrethanat dhe sfidat me të cilat është duke u ballafaquar aktualisht sektori i energjisë.

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutuan gjithashtu edhe nevojat potenciale për investime në këtë sektor, e në veçanti për mundësitë e investimeve në projekte të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe në projekte për efiçiencë të energjisë, përmes ofrimit të kredive dhe granteve për  mbështetje dhe asistencë teknike në zhvillimin e tyre.

ZRrE vuri në pah rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin francez, në të gjitha fushat, e në veçanti në sektorin e energjisë, në këto kohë të vështira në të cilat është duke kaluar sektori.

Në fund, palët falënderuan njëra – tjetrën për bashkëpunimin e frytshëm, dhe u zotuan të bashkëpunojnë edhe më tutje në projekte të radhës.