Skip to main content
27.12.2022

KOMUNIKATË

Kosova dhe Shqipëria Finalizojnë Kornizën Rregullative për Lansimin e Bursës së Energjisë Elektrike - ALPEX

Më 27 dhjetor, Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) dhe Enti Rregullor i Energjisë i Shqipërisë (ERE) mbajtën një mbledhje të përbashkët në Prishtinë për miratimin e rregullave dhe procedurave të tregtimit për ALPEX. Zhvillimi i bursës së energjisë elektrike ALPEX-it krijon treg të përbashkët të energjisë elektrike në Kosovë dhe Shqipëri ku pjesëmarrësit e sektorit mund të blejnë dhe shesin energji me lehtësi. Miratimi i përbashkët i dy organeve rregullative është hapi përfundimtar në kornizën rregullative që nevojitet për të mundësuar operimin e bursës së energjisë elektrike në mes të dy vendeve.

Bashkimi i tregut në mes të Shqipërisë dhe Kosovës është mënyra më efikase për të ndihmuar maksimizimin e shfrytëzimit të kapacitetit ndërkufitar të energjisë elektrike dhe të transmisionit me çmimin më të ulët të mundshëm. ALPEX-i do të ofrojë platformë transparente për tregtimin e energjisë, ngrit konkurrencën në nivel të çmimit me pakicë dhe krijojë sinjale të çmimit që do të nxisë investime të reja të sektorit privat. Madhësia e tregut të kombinuar të integruar po ashtu ofron hyrje më të lehtë të furnizuesve të rinj dhe kapacitet më të mirë absorbues të gjenerimit nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE).

“Kjo platformë tregtimi është një hap i madh përpara në krijimin e tregut rajonal të energjisë të Ballkanit Perëndimor. Nga efikasiteti i saj do të përfitojnë përfundimisht konsumatorët e Kosovës dhe Shqipërisë por përfundimisht i tërë rajoni. Gjatë kohës me sfida të shtuara të energjisë, jemi të kënaqur me progresin që ALPEX-i ka bërë dhe falënderojmë homologët tanë nga Shqipëria për kontributin dhe mbështetjen e tyre, “ tha Ymer Fejzullahu, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të ZRRE-së.

Kjo mbledhje e përbashkët e dy rregullatorëve u dha mundësinë rregullatorëve, pjesëmarrësve të tregut të energjisë dhe akterëve qeveritarë që të diskutojnë përfitimet që do t’i sjellin procedurat e ALPEX-it për bursën e energjisë elektrike sa i përket kërkesave rregullative, dhe rolet që ushtrohen nga secili rregullator në lehtësimin e ALPEX-it dhe qëndrueshmërinë e tij.

Lansimi i ALPEX-it po ashtu do të kontribuojë në përpjekjet e Bashkimit Europian (BE) për krijimin e tregut unik pan-europian një-ditë-para të energjisë elektrike për të plotësuar kërkesën dhe dorëzimin e furnizimit të energjisë në tregje në mënyrë efektike. Përmes zhvillimit të tregut të integruar një-ditë-para në gjithë BE-në, vendet mund të blejnë apo shesin energji elektrike me “një klikim” pa marrë parasysh vendndodhjen gjeografike. Duke u bashkuar me BE-në, vendet jo-anëtare të BE-së po ashtu mund t’i bashkohen tregut të energjisë elektrike të BE-së dhe përfitojnë nga platforma tregtuese.

Për më shumë informata për ALPEX-in dhe ZRRE-në, vizitoni:  www.ero-ks.org.