Skip to main content
27.12.2023

KOMUNIKATË

Seanca e parë (I) e Bordit të ZRRE

 

Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancën e tij të parë (I) me radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka miratuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2023. Qëllimi kryesor i miratimit të Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike është që të projektojë përmbushjen e nevojave të konsumatorëve me energji elektrike, në sasi të mjaftueshme gjatë vitit, duke angazhuar kapacitetet e prodhimit dhe importit të energjisë elektrike.

Po ashtu në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar komentet nga gjeneratori publik KEK lidhur me monitorimin e shit-blerjes së energjisë elektrike, si dhe komentet nga KOSTT, lidhur me monitorimin e blerjeve të energjisë elektrike pagesat dhe nominimet për operatorin e sistemit të transmetimit (KOSTT).

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar listën e taksave dhe shërbimeve për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes( KEDS) , dhe ka aprovuar 5  kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum nga të cilat 3 vijnë nga ndërmarrjet dhe 2 nga personat fizik me gjithsej 194.4 kW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .