KOMUNIKATË
Seanca XI e Bordit të ZRRE-së në 2024
Më 12.11.2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e XI-të në 2024.
Gjatë kësaj seance, Bordi i ZRRE-së ka miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe tarifat për Ngrohtoren e Qytetit “Termokos” sh.a për sezonin e ngrohjes 2024/2025.
Bordi i ZRRE në këtë seancë ka aprovuar Çmimin e Fiksuar Maksimal për ankandin e erës prej 75MW në vlerë prej 80.2€/MWh i cili çmim do të përdoret për të përcaktuar ofertat e pranueshme në ankandin e ardhshëm për zhvillimin e kapaciteteve gjeneruese të energjisë nga era në Kosovë.
Poashtu, Bordi i ZRRE në këtë seancë ka miratuar edhe disa ndryshim plotësime në Rregullën mbi Parimet për Përcaktimin e Tarifave për Shfrytëzim dhe Taksave për Kyçje në Sistemin e Shpërndarjes
Për të analizuar mundësitë dhe sfidat për përmirësimin e konkurrencës dhe funksionimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i ZRRE ka miratuar raportin ‘Vlerësimi i Konkurrencës në Sektorin e Energjisë Elektrike ne Kosovë 2022 – 2023, si dhe ka rivlerësuar sasinë e kapaciteteve transmetuese ndër-kufitare Shqipëri-Kosovë për procesin e bashkimit të tregjeve.
Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar kërkesat e dy ndërmarrjeve “ENERCO” sh.p.k dhe “TREDINT” sh.p.k për lëshimin e licencave për aktivitetin e furnizimit me energji elektrike, me ç’rast ka miratuar kërkesat e këtyre ndërmarrjeve. Poashtu Bordi i ZRRE ka miratuar kërkesat e ndërmarrjeve: “ELEKTROHETA” sh.p.k dhe “SOLAR GATE” sh.p.k për lëshimin e autorizimeve për ndërtim të kapaciteteve gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, ndërsa ka vazhduar vazhduar afatin e autorizimit për ndërmarrjen “ENERGY DEVELOPMENT GROUP (EDG)” sh.p.k.
Bordi i ZRRE gjithashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe 92 kërkesa për marrje të autorizimeve për vetë-konsum, përkatësisht 73 kërkesa nga persona fizik dhe 19 nga subjekte juridike me kapacitet total prej 1.9 MW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të brendshme që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org
- Log in to post comments