Skip to main content
24.06.2022

KOMUNIKATË

 Seanca e nëntë (IX) e Bordit të ZRRE

 

Në seancën e nëntë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sot në datën 24.06.2022 u shqyrtuan dhe u miratuan plotësim/ndryshimet në Rregullën për Vendosjen e Çmimeve të Energjisë Termike; Rregulla për Zhvillimi e Profileve të Ngarkesave në Sistemin Energjetik në Kosovë; Shqyrtimi i dosjes për shpalljen e tenderit të furnizuesit të mundësisë së fundit si dhe janë dhënë 13 autorizime për ndërtimin e paneleve solare për vet-konsum.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit të aplikacionit të ndërmarrjes“ Elektrosever”, Bordi i ZRRE-së në përputhje me kërkesat ligjore të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe Rregullës për Licencim të Aktiviteteve në Sektorin e Energjisë si dhe Udhërrëfyesin për zbatim të marrëveshjeve të energjisë të arritur në Bruksel me dt. 21.06.2022, ka miratuar kërkesës për dhënie të licencës, për furnizim me energji elektrikë për konsumatorët në katër Komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Me dhënien e kësaj licence, pritet fillimi i plotësimit të kushteve të cilat janë paraparë ne marrëveshjen e fundit të nënshkruar në Bruksel dhe përfundimisht normalizimi i faturimit dhe inkasimit  të energjisë së konsumuar.

Sot, në ketë seancë Bordi  ka shqyrtuar po ashtu edhe disa ankesa të konsumatorëve, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së  www.ero-ks.org .