Skip to main content
12.10.2022

KOMUNIKATË

Seanca e dymbëdhjetë (XII) e Bordit të ZRRE

Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 12 tetor 2022, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe  tarifat për sezonën ngrohëse 2022/2023 për Ndërmarrjen NQ Termokos. Sipas vendimit të Bordit tarifat për konsumatorët do të mbesin të njëjta edhe për këtë sezon ngrohëse.

Në këtë seancë, Bordi ka  miratuar Planin Zhvillimor dhjetëvjeçar (2023-2032) për ndërmarrjen NQ Gjakova, ky plan zhvillimor ka për objektiv  që të përmirësoj furnizimin me energji termike (ngrohje) në qytetin e Gjakovës, të rehabilitoj dhe modernizoj sistemin ekzistues të ngrohjes qendrore (energjisë termike).

Bordi ka miratuar kërkesën për  licencimin e aktivitetit të Furnizimit me Energji Elektrike të ndërmarrjes ETMT ENERGY Sh.P, si dhe ka miratuar 13 kërkesa për dhënie të autorizimit për ndërtim për gjenerator për vet-konsum, me një kapacitet total të instalua prej rreth 328.6 kW.

Në këtë seance Bordi ka shqyrtuar përgjigjet e të licencuarve KEDS dhe KESCO ndaj raporti të Monitorimit të ZRRE-së, Pas shqyrtimit Bordi i ZRRE-së , ka vendosur të lëshon  njoftimin,  me të cilin ju njofton KEDS dhe KESCO  se mund të përgjigjen me shkrim për shkeljet e gjetura, brenda katërmbëdhjetë (14) ditësh nga pranimi i këtij njoftimi.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .