Skip to main content
Konsultim publik

KONSULTIM  PUBLIK - Metodologjia për vlerësimin NTC në linjat interkonektive të Kosovës

Zyra e Rregullatorit për Energji ka publikuar për konsultim Metodologjinë për vlerësimin e Kapacitetit Neto të Transmisionit (NTC/ Net Transfer Capacity) në linjat interkonektive të Kosovës ( Kosovë- Serbi, Kosovë-Maqedoni, Kosovë- Shqipëri dhe Kosovë- Mali i Zi).

Ky dokument i referohet kalkulimit të kapacitetit të transmetimit për kushtet e importit apo eksportit nga linjat interkonektive te Kosovës.

Metodologjia e llogaritjes së NTC-ve zbatohet nga Operatori i Sistemit te KOSTT në kalkulimet vjetore, mujore dhe ditore të kapaciteteve transmetuese të linjave interkonektive me sistemet fqinje.

Palët të cilat dëshirojnë të paraqesin komentet e tyre rreth kësaj metodologjie, ftohen që t’i dorëzojnë ato me shkrim në postën elektronike info@ero-ks.org jo më vonë se deri me 17 shtator 2021. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen edhe me postë në adresën:

 

Zyra e Rregullatorit për Energji
Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12, Prishtinë, 10000, Kosovë

 

 Metodologjia për vlerësimin e NTC në linjat interkonektive të Kosovës