Skip to main content
Konsultim Publik

Konsultim Publik - Plani Zhvillimor i Transmetimit (PZHT) 2021-2030

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka publikuar për konsultim Planin Zhvillimor të Transmetimit (PZHT) 2021-2030. Ky plan paraqet planifikimin e zhvillimit të rrjetit transmetues të Kosovës për 10 vitet e ardhshme. Po ashtu  plani 10 vjeçar prezanton projektet të cilat janë të nevojshme për operim të besueshëm dhe të sigurt të sistemit transmetues, ashtu që të arrihet siguria e furnizimit, të përkrahet tregu i energjisë dhe konkurrenca, të përkrahet integrimi i burimeve të ripërtëritshme dhe atyre komplementare termale.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre për Planin Zhvillimor të Transmetimit, t’i dergojnë deri me 27 nëntor 2020 në adresën info@ero-ks.org.

Draft Plani Zhvillimor i Transmetimit (PZHT) 2021-2030