Skip to main content
konsultim publik

KONSULTIM  PUBLIK - Propozimet e TSO-ve të EK për rregullat e përbashkëta të barazimit përfundimtar për shkëmbimet e qëllimshme dhe ato të paqëllimshme të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik Propozimet e Operatorëve të Transmisionit të Evropës Kontinentale (OST të EK ) për Rregullat e përbashkëta të barazimit përfundimtar për shkëmbimet e qëllimshme dhe ato të paqëllimshme të energjisë si rezultat i procesit të rregullimit stabilizues të frekuencës dhe periodës së ndryshimit.

Ky dokument është një propozim në përputhje me Nenet 50 (3) dhe 51 (1) të Rregullores së Komisionit (BE) 2017/2195, të 23 nëntorit 2017, për krijimin e një udhëzuesi për balancimin e energjisë.

ZRRE fton të gjitha palët të cilat dëshirojnë të paraqesin komentet e tyre rreth propozimeve të publikuara, që t’i dorëzojnë ato me shkrim në postën elektronike info@ero-ks.org jo më vonë se deri me 17 shtator 2021. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen edhe me postë në adresën:

 

Zyra e Rregullatorit për Energji
Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12, Prishtinë, 10000, Kosovë


 

Propozimi i OST-ve të EK për Rregullat e përbashkëta të barazimit përfundimtar për shkëmbimet e qëllimshme 

Propozimi i OST-ve të EK për Rregullat e përbashkëta të barazimit përfundimtar për shkëmbimet e paqëllimshme