Skip to main content
31.05.2022

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së z. Ymer Fejzullahu merr pjesë në edicionin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji z. Ymer Fejzullahu, ka marrë pjesë në edicionin Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë. Kryesuesi i Bordit ka qenë pjesë e  Panelit ku është diskutuar Pakoja e Pastër e Energjisë, Mundësitë legjislative dhe zbatuese për Kosovën.

Gjatë fjalimit, Kryesuesi i Bordit ka ndarë me pjesëmarrësit, të arriturat e deritashme me zbatimin e kornizës ligjore rregullative aktuale që mbulojnë fushën e Burimeve të Ripërtëritshme dhe perspektivën e ardhshme në zhvillimin e  kornizës rregullative që do të mundësojnë zbatim efektiv të ligjeve dhe tranzicion të suksesshëm në të ardhmen.