Skip to main content
05.05.2025

Njoftim

Shoqëria „SVB ENERGY“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 812074532 me adresë: Rr. „20 Qershori“ pn, Komuna e Istogut Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 13.01.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Sinajë, Komuna e Istogut, Republika e Kosovës.

Shoqëria „SVB ENERGY“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Sinajë, Komuna e Istogut, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.2763-2/24 dt. 30.05.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Pëlqimin nr. 11-351-241-23 dt. 22.11.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i Lëndës: Nr. 11-351-25250/111 të datës 15.10.2024 për “Ndërtimin e Parkut të Energjisë Solare Fotovoltaike me kapacitet prej 3 MW, ZK Sinajë, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mjedis e Komunës së Istogut.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 19361 dt. 20.12.2024 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Deklarimet financiare;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit
  • Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC)
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: skender_rugova@hotmail.com, arben.lubishtani@elen-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.