Skip to main content

Njoftim për caktimin e zyrtares për pranim dhe trajtim të rasteve të sinjalizimit

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si dhe të Rregullores (QRK) - Nr. 03/2021 për Përcaktimin e Procedurës për Pranimin dhe Trajtimin e Rasteve të Sinjalizimit, Zyra e Rregullatorit për Energji ka caktuar zyrtaren për pranimin dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit znj. Letafete Spahiu, Zyrtare e Administratës . Po ashtu në pajtim me nenin 7 (paragrafi 1.2) të Rregullores së cekur më lartë është hapur një adrese e veçantë ku zyrtarët e ZRRE-së  mund t’i paraqesin, përkatësisht raportojnë pretendimet e tyre për shkelje ligjore. Adresa për raportime është: sinjalizimi.zrre@ero-ks.org  
Zyra e Rregullatorit inkurajon stafin që të adresojnë shkeljet eventuale brenda ZRRE-se  me qëllim të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm.