Skip to main content
11.04.2025

Publikimi i Raportit Përfundimtar për të Hyrat e Lejuara Maksimale për Vitin 2025 dhe Përgjigjet ndaj Komenteve të Pranuara

ZRRE-ja njofton të gjithë palët e interesuara dhe publikun e gjerë se është finalizuar dhe publikuar Raporti Përfundimtar për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative në fuqi.

Gjithashtu, së bashku me këtë raport, janë publikuar edhe Përgjigjet Zyrtare ndaj Komenteve të Pranuara gjatë periudhës së konsultimit publik.

Në bazë të raporteve të publikuara rritja në mesatare për të gjitha kategoritë e konsumatorëve do të jetë 16.1%

Për më shumë informacion apo pyetje shtesë, mund të kontaktoni në email: info@ero-ks.org.

 

Raporti Përfundimtar për të Hyrat e Lejuara Maksimale për Vitin 2025 dhe Përgjigjet ndaj Komenteve të Pranuara